Kandidati për deputet i PDK-së, Butrint Batalli ka thënë se Gjakova i dha mbështetje të pa rezervë kryeministrit Kadri Veseli.

Përmes një postimi në Facebook, Batalli ka shkruar se PDK tashmë ka siguruar fitoren e madhe në zgjedhjet e 6 tetorit.


Postimi i plotë:Gjakova vendosi! Pranon ndryshimin dhe të renë për të ecur përpara. Me një mikpritje siç e ka zakoni dha mbështetjen e pa rezervë kryeministrit z.Kadri Veseli. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me agjendën kundër korrupsionit dhe programin e saj të rritjes së qëndrueshme ekonomike tashmë ka siguruar mbështetjen për fitoren e madhe në zgjedhjet e 6 tetorit duke e bërë partinë e vetme me objektiva konkrete dhe mbështetje për të renë. Kryeministri z.Kadri Veseli premtoi zhvillim ekonomik dhe rikthimin e Komunës së Gjakovës në vendin e merituar. Forcimi i mëtutjeshëm i bashkëpunimit dhe miqësisë së përhershme me Shtetet e Bashkuar të Amerikës dhe Bashkimin Evropian është angazhimi ynë. Faleminderit Gjakovë!