LAJMI I FUNDIT:

Bastoni dhe Calhanoglu konfirmojnë të ardhmen te Interi, gati nënshkrimi i kontratave të reja

Bastoni dhe Calhanoglu konfirmojnë të ardhmen te Interi, gati nënshkrimi i kontratave të reja

Alessandro Bastoni dhe Hakan Calhanoglu ishin të dy të buzëqeshur pasi ndihmuan Interin të mposhtte Fiorentinën në finalen e Kupës së Italisë, duke konfirmuar të ardhmen e tyre në klub.

Nerazzurrët siguruan një fitore 2-1 ndaj Violës në Olimpico, me një dygolësh nga Lautaro Martinez në pjesën e parë që ktheu ndeshjen pas golit të hershem të Nicolas Gonzalez. Fitorja i siguroi klubit Kupën e nëntë të Italisë.

Përveç gëzimit të fitores, drejtuesit dhe tifozët e Interit kanë marrë lajme pozitive nga dy yjet e tyre, Bastoni dhe Calhanoglu, të cilët kanë konfirmuar të ardhmen me fanellën e Nerazzurrëve.


Ishte i pari Bastoni, i cili preku situatën e tij të kontratës me klubin zikaltër.

“Gjithmonë kam thënë se jam i lumtur këtu, nuk jam fshehur kurrë”.

“Klubi dhe unë jemi në të njëjtën linjë, nuk ka përfunduar ende, por me të vërtetë mendoj se do të vazhdojmë së bashku”, ka thënë Bastoni.

Përveç Bastonit, ishte edhe mesfushori turk që ka folur për të ardhmen e tij me Nerazzurrët.

“Nuk ka sekrete, jam shumë i lumtur që jam te Interi. Jam i lumtur që nga dita e parë, dashuria e tifozëve të Interit nuk shpjegohet”.

“Tashmë kemi rënë dakord dhe jemi shumë afër, jam i lumtur që mund të vazhdoj ëndrrën time këtu te Interi”, ka thënë Calhanoglu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Ndërkombëtare
Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

La Liga
Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Premier League
Chelsea gati të transferojë dy yjet e Milanit nëse plotësohet një kusht

Chelsea gati të transferojë dy yjet e Milanit nëse plotësohet një kusht

Premier League
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Bayerni e di se sa kushton Wirtz, por ka një problem

Bayerni e di se sa kushton Wirtz, por ka një problem

Bundesliga
Kalo në kategori