Bastisje në Tetovë, gjendet drogë, privohen nga liria dy persona

MPB Maqedoni njofton se dje (16.09.2025), në orën 17:50, nëpunës policorë nga SPB Tetovë i privuan nga liria F.N.(60) dhe 30-vjeçaren S.S., të dy nga Tetova.
"Gjatë bastisjes së shtëpisë dhe hapësirave ndihmëse në Tetovë, ku F.N. ka qëndruar së bashku me S.S., të kryer me urdhër gjykate, nëpunësit policorë gjetën dhe sekuestruan një qese me rreth 130 gramë materie pluhurore të bardhë, me shumë gjasë kokainë".
"Të dy janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatës", thonë nga MPB.
Nga
Telegrafi
17/09/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































