Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Njësitin Antidrogë të Policisë së Kosovës në Pejë, ka zhvilluar një bastisje në kuadër të një aksioni kundër narkotikëve.

Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi ka deklaruar për Telegrafin se gjatë bastisjes është gjetur dhe sekuestruar rreth një kilogram drogë, si dhe dy armë zjarri.


“I dyshuari aktualisht gjendet në arrati. Policia është duke punuar intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e tij”, shtoi Nikçi për Telegrafin.