LAJMI I FUNDIT:

Bastien Toma e sheh Kosovën si ‘opsion rezervë’: Kam pasur kontakte me FFK, por dua të luaj për Zvicrën

Bastien Toma e sheh Kosovën si ‘opsion rezervë’: Kam pasur kontakte me FFK, por dua të luaj për Zvicrën

Bastien Toma ka folur për të ardhmen e tij se në cilin ekip përfaqësues do dëshironte të luante.

Në një intervistë për RhoneFM, lojtari shqiptar me pasaportë zvicerane ka bërë të ditur se ai dëshiron të përfaqësojë Helvetikët edhe pse ka pasur disa kontakte me Kosovën.

Në disa pyetje të parashtruara nga mediumi, Toma zbulon se ai e sheh si ëndërr paraqitjen në fanellën e Zvicrës, përcjell Telegrafi.


Në ekipin A? Ajo e Zvicrës apo pastaj ajo e Kosovës? A ka ndonjë dyshim me ju?

“Zgjedhja nuk është bërë ende. Kohët e fundit kam pasur shumë bisedime me Kosovën. Por, unë ende do të doja të luaja për ekipin zviceran. Në fund, do të jetë një zgjedhje e zemrës. Më takon mua të marr vendimin dhe jo agjentët e mi ose familja ime sepse do të jem unë dhe vetëm unë në terren që do të mbroj një nga këto ekipe. Por, tani për tani, siç thashë më parë, gjëja më e rëndësishme është që unë mund të fitoj vendin tim në Genk”.

A keni menduar ndonjëherë se do të gjendeni përballë kësaj zgjedhjeje?

Foto: 201/BSR Agency

“Siç thashë, është një zgjedhje shumë e ndërlikuar. Nëse ekipi zviceran më thërret, do të jetë kulmi i diçkaje. Unë kam luajtur për kategori të ndryshme ekipesh në Zvicër që kur isha shumë i ri”, ka shtuar më tej Toma, transmeton Telegrafi.

Lojtari 22-vjeçar është aktualisht pjesë e Genkut dhe sipas tij, Zvicra është zgjedhja e tij e parë, e nëse nuk arrihet marrëveshja, më pas t’i thotë ‘PO’ Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
“Ai është një dhuratë për futbollin”, Ancelotti shpreh kënaqësinë me Luka Modric

“Ai është një dhuratë për futbollin”, Ancelotti shpreh kënaqësinë me Luka Modric

La Liga
Kalo në kategori