BE-ja u ka kërkuar qytetarëve të saj që të grumbullojnë sa të munden ushqime dhe furnizime jetike, të cilat do t’i mbanin të sigurt për të paktën 72 orë, nëse ndodh kriza e luftës.
Paralajmërimi është bërë nga Komisioni Evropian.
E kur dëgjon thirrje të tilla pyetja që të lind është çfarë masash sigurie mund të merren nga Shqipëria në rast rreziku?
Sigurisht që mendja të shkon tek bunkerët, objektet e kudondodhura, pasojë e një projekti 10-vjeçar që filloi në ’75 dhe u mbyll në ’85.
Rezultoi me ndërtimin e 174 mijë bunkerëve në të gjithë republikën e Shqipërisë.
“Mendoj që thirrjet janë në kuadër të një testimi dhe parapërgatitjeje të opinionit publik dhe qytetarëve për t’u përgatitur dhe institucioneve të çdo shteti për të marrë masa konkrete për çdo lloj situate, pandemi, tërmet. Por nuk duhet të harrojmë që dhe një luftë e mundshme mund të jetë afër dyerve të BE-së, kjo jo për të rritur nivelin e panikut, por për të treguar që duhet të jemi të gatshëm për të përballuar çdo lloj krize.
72 orë janë si një lloj kohe që nevojitet qoftë për institucionet, por qoftë për qytetarët, për t’u menaxhuar dhe për të ardhur ndihma të tjera nga vendet e paprekura, për të shpëtuar jetët njerëzore”, shprehet Faik Basha, ekspert për sigurinë.
Shqipëria çfarë masash duhet të marrë në këtë fillim përgatitjesh?
“Të gjitha institucionet përgjegjëse, duke filluar nga ekipet e emergjencave, nga ushtria, të fillojnë të bëjnë një plan strategjik për instruktimin e qytetarëve. Mendoj që shërbimi i detyruar ushtarak është një hap i marrë që do t’i vijë në ndihmë komunitetit dhe kjo do të ndihmojë në përballimin e emergjencave në mënyrë efikase, të shpejtë dhe me kosto më të ulët”, shprehet më tej Basha.
Regjimi komunist në Shqipëri gatë viteve 1945-1991, kishte shpenzuar një shumë të madhe buxhetore për ndërtimin e bunkerëve apo siç njiheshin atëbotë “qendrave të zjarrit”.
Brenda kësaj periudhe regjimi i Enver Hoxhës, kishte “mbjell” gjithandej vendit rreth 168 mijë bunkerë, si filozofi e luftës mbrojtëse.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historiku: Atentati që tronditi Lezhën sonte, djali i viktimës i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinajt

Haxhi Avdyli i LVV-së konfirmon marrëveshjen me Nismën: I kemi 61 vota

Deliu-Kodra: Qëndrimi i Nismës mund të ndryshojë sipas rrethanave politike

Sot i ekzekutuan babanë në Lezhë, kush ishte Roan Brahimi i vrarë në Greqi - njihej si kundërshtarë i Ervis Martinajt

Shqipëri dhe Kosova me hapa të përbashkët drejt BE-së

Gjithçka që ndodhi në seancën e dytë të dështuar për konstituimin e Kuvendit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Gjesti befason me deklaratën në Big Brother VIP Albania: Unë vet e kam bërë punën që të më goditë dikush

I qeshur dhe duke bërë shenjën e grushtit - Jozi shfaqet në një tjetër video mes miqsh në Tiranë

Atentat me katër të plagosur në Tiranë, mes tyre dy të mitur

Historiku: Atentati që tronditi Lezhën sonte, djali i viktimës i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinajt

Meloni takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë - italiania befasohet nga furia e gazetarëve

"Pa të në fushë Man Utd do të luftonte për mbijetesë" - Rio Ferdinand tregon lojtarin më të rëndësishëm të Djajve të Kuq