LAJMI I FUNDIT:

Bashkia e Shkupit do të fillojë procedurë për pagesë të detyrueshme të tatimit të pronës për vitin 2018

Bashkia e Shkupit do të fillojë procedurë për pagesë të detyrueshme të tatimit të pronës për vitin 2018
Foto: Telegrafi.com

Bashkia e Shkupit informon se në pajtim me dispozitat për pagesë të obligueshme nga Ligji për tatim të pronës, fillon procedurë për pagesë të detyrueshme të obligimeve të papaguara në bazë të tatimit vjetor të pronës dhe taksës komunale për firmat e vitit 2018.

“Në mars Bashkia e Shkupit dërgoi paralajmërime për tatimet e papaguara të pronës dhe taksave komunale për firmat deri te të gjithë personat juridik dhe fizik që posedojnë pronë të patundshme dhe ushtrojnë veprimtari në territorin e Bashkisë së Shkupit. Për arsye që afati në të cilin duhej të bëhet pagesa e borxhit të mbetur pas paralajmërimit ka skaduar, për borxhet e papaguara në bazë të tatimit vjetor të pronës dhe taksës komunale për shërbimet e vitit 2018, Bashkia e Shkupit ka përpiluar vendime për pagesë të obligueshme të do të dorëzohen deri te tatimpaguesit, gjegjësisht obliguesit tatimor”, thuhet në kumtesë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Autoritetet e Bashkisë i njoftojnë të gjithë taksapaguesit të cilët kanë borxhe të papaguara t’i shlyejnë borxhet.


“Nëse pas marrjes të ndonjë vendimi nuk shlyhen borxhet do të përpilohen vendime për bllokimin e llogarive të taksapaguesve nëpër banka”, qëndron në kumtesën e Bashkisë së Shkupit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori