LAJMI I FUNDIT:

Bashkia e Shkupit publikon thirrjet për subvencione për trotinetë elektrik dhe biçikleta

Bashkia e Shkupit publikon thirrjet për subvencione për trotinetë elektrik dhe biçikleta

Bashkia e Shkupit sot ka shpallur dy thirrje publike. E para ka të bëjë me subvencionimin e qytetarëve të rajonit të Shkupit për blerjen e trotinetëve elektrik në vitin 2019, si dhe subvencionimin e qytetarëve të Shkupit për blerjen e biçikletave në vitin 2019.

Thirrja e parë publike për subvencione për trotinetë elektrik i përfshinë të gjithë qytetarët (banorë të Shkupit) që do të blejnë trotinetë prej 01.01.2019 deri më 30.11.2019. Në këtë thirrje Bashkia e Shkupit do të kompensojë 30 përqind të vlerës së trotinetëve elektrik, por jo më shumë se 7 mijë denarë për person, duke përfshirë edhe tatimin personal. Kjo thirrje do të realizohet në bazë të parimit “kush vjen i pari, i pari shërbehet”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa sa i përket blerjes së biçikletave, Bashkia e Shkupit do të kompensojë 50 përqind të vlerës së biçikletës, por jo më shumë se 3 mijë denarë, duke përfshirë edhe tatimin personal. Edhe kjo thirrje do të realizohet sipas parimit “kush vjen i pari, i pari shërbehet”.


Bashkia e Shkupit thekson se vitin e kaluar për herë të parë ka dhënë subvencione për trotinetë elektrik, ndërsa ishin dorëzuar 117 kërkesa./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Politikë
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

Drejtësi
Kalo në kategori