Korie Heyward nga Bristoli i Anglisë, e la bashkëshortin Jake Tolliver të shkonte në pushim me shokët në Malia të Greqisë. Por, me një kusht.

Nëna e një fëmijë e detyroi burrin të vishte një bluzë, ku ajo shihej së bashku me të bijën. Në të ishte mbishkrimi që tregon se ai nuk është beqar, transmeton Telegrafi.


Bashkëshortja xheloze e detyroi të vishte këtë bluzë kur shkoi në pushime foto 2 "Largohu nga bashkëshorti im"

“Nëse mund ta lexoni këtë, atëherë jeni shumë afër ndaj ju lus të largoheni”, shkruan në bluzë, ku është fotografia e saj.

Bashkëshortja xheloze e detyroi të vishte këtë bluzë kur shkoi në pushime foto 3 Bluza që duhej ta vishte në pushim

Në anën tjetër është imazhi saj së bashku me vajzën e vogël, për të treguar që ai është edhe prind.

"I dua vajzat e mia, i urrej të gjitha vajzat në Malia", shkruan po ashtu aty. /Telegrafi/