Lulzim Basha po rend me shpejtësi drejt organizimit të një gare farsë në PD. Ai po mohon me këmbëngulje një proces të hapur, të barabartë dhe të ndershëm me kundërshtarët e tij në parti. Duke mos pranuar zhveshjen nga ofiqet zyrtare, që “de facto” ia hoqi humbja katastrofale në zgjedhje, duke refuzuar një debat të hapur brenda partisë, duke mbyllur veshët përpara kërkesës për më shumë kohë dhe më shumë të drejta për rivalët e vet, ai është vënë papritmas në pozicionin ku qe Edi Rama, pas 20 shkurtit.
Në kohën kur PD-ja nisi aksionin e çadrës, i cili për nga kërkesat, sloganet dhe vlerat që promovonte ishte pa dyshim, diamanti i kurorës së opozitës katërvjeçare, Rama çuditërisht mbante të njëjtat pozicione si ato të Bashës sot. Ai nuk pranonte të largohej nga zyra, në emër të një gare të ndershme. Ai nuk pranonte të shtynte zgjedhjet, në emër të një konkurrimi të barabartë. Ai nuk pranonte përjashtimin e faktorëve ekstraelektoralë, në emër të një konkurrimi sipas standardeve perëndimore.
Edhe Rama, ashtu sikurse Lulzim Basha tani, fshihej pas procedurave ligjore dhe kleçkave të afateve për të mohuar një gjë shumë më të madhe dhe të rëndësishme: zgjedhjet e lira.
Seç ndodhi më pas e dimë të gjithë. Marrëveshja okulte e natës së 18 majit, iluzioni se pushteti i bandave, i drogës, i mediave të kapura dhe i përfituesve të koncensioneve, mund të ndalohej me disa ministra dhe disa drejtorë rezultoi një katastrofë. Ndryshimi polikës nga “nuk ka zgjedhje me Ramën” në përqafimin e idesë se Rama ëshë i kontrollueshëm, përfundoi si një ëndërr e keqe
Kryesisht për fajet e veta, por po aq edhe për dinakërinë e kundërshtarit, Lulzim Basha i dhuroi demokratëve rezultatin më të keq në historinë e tyre politike.
Kjo traumë e papritur i ndau demokratët në dy grupe të mëdha. Në njërën anë u renditën ata që besuan tek “Republika e re” dhe vazhdojnë të predikojnë, se Basha duhet amnistuar. Ata janë të bindur se atij i duhet dhënë edhe një mundësi e dytë. Dhe këtë arsyetim e mbështesin në faktin se humbja ndodhi për shkak të mungesës së përvojës, për shkak të naivitetit, për shkak të një besimi të tepëruar tek një kundërshtar që doli më hileqar sesa e kishin imagjinuar.
Në gjithë këtë logjikë, vihet gjithnjë në pikëpyetje aftësia politike e Bashës, po asnjëherë, asnjëherë të vetme, parimësia e qëllimeve të tij. Sipas tyre, lideri i ngrirë i PD-së është gjithnjë po i njëjti, i gatshëm të sakrifikojë për zgjedhjet e lira, për mundësi dhe shance të barabarta në garë, shkurt për ato vlera që ai i përmblodhi në sloganin e “Republikës së re”.
Ndërsa, në grupimin e dytë radhiten ata që e shohin Bashën si një pazarxhi të vogël. Që vlerat e çadrës qe i gatshëm t’i shiste për disa zyra ministrash dhe disa drejtori fitimprurëse. Sipas tyre marrëveshja me Ramën nuk qe as një llogari e gabuar, as një kalkulim naiv, por një vendim i ndërgjegjshëm i një politikani që përpara se të besojë tek vlerat, beson tek allishverishet.
Fatkeqësisht, mënyra se si Basha po sillet me zgjedhjet e brendshme në parti, ku po mohon garën dhe konkurrencën e ndershme, po i jep të drejtë këtyre të dytëve.
I vënë papritmas në pozicionin e Ramës, ai po tregon se të dy janë bij të së njëjtës republikë, me të njëjtën mendësi dhe me njëjtat vese. Të dy nuk besojnë as tek demokracia dhe as tek vota, por thjesht tek pushteti dhe tek forca.
Në këtë kuptim, 22 korriku po e përdhos imazhin e çadrës më shumë sesa 18 maji. Basha që pamë në bulevard ishte thjesht një rol. Basha i ngrirë në selinë e PD-së është origjinali.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker