LAJMI I FUNDIT:

Basha: PD e qartë, pro listave të hapura dhe votës së Diasporës

Basha: PD e qartë, pro listave të hapura dhe votës së Diasporës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh sot në një intervistë televizive se Amnistia Penale ishte pazar dhe efektin sipas tij e tregojnë raportimet në medie për 80 të liruar ndër personat e dënuar për korrupsion nga Gjykata e Posaçme GJKKO.

“Politika e thashethemeve nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë modeli im. Dhe nuk meritojnë as t’i eglendis me një përgjigje, në veçanti njerëz që nuk guxojnë dot edhe kur bëjnë akuza të flasin me emra të përveçëm”, u shpreh Basha duke folur për situatën politike.

Basha tha se në gjithë diskurin politik i pari duhet të jetë interesi publik.


“Përfitojnë shqiptarët pas ndërprerjes së punës të Komisionit për Reformën Zgjedhore, jo. U dëmtuan shqiptarët, po. Ku qëndrojnë palët politike? Partia Demokratike është e qartë, pro listave të hapura, pro votës së diasporës, pro votimit elektronik dhe numërimit elektronik, pro barazisë së votës dhe Shqipëria një zonë zgjedhore, pro vetingut të politikanëve, pro heqjes së imunitetit për parlamentarët, pro SPAK-ut, kundër korrupsionit, kundër krimit”, theksoi ai.

“Kurse këta njerëz çfarë thonë në mëngjes, nuk e thonë në darkë. Prandaj skizofrenisë politike të këtyre që i thonë vetes opozitë, ne s’kemi pse t’i bëjmë jehonë. Koha është e shkurtër, shqiptarët meritojnë zgjidhje dhe alternativë”, përfundoi Basha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

Drejtësi
Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Lajme
Kalo në kategori