LAJMI I FUNDIT:

Basha nuk i thotë jo dialogut me PS për reformën zgjedhore

Basha nuk i thotë jo dialogut me PS për reformën zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk është shprehur kundër uljes në tryezë me Partinë Socialiste për reformën zgjedhore.

Ndonëse pranoi se nuk ka ende një ftesë zyrtare, Basha tha se kur ajo të mbërrijë do të diskutohet dhe më pas do të marrë një vendim përfundimtar.

“Po t’i shikojmë ftesat, se ftesat po bëhen javë për javë. Do t’i shikojmë, do t’i vlerësojmë, zgjidhja e krizës politike është prioriteti ynë. Natyrisht jemi të angazhuar edhe për reformën zgjedhore. Por, askush të mos ketë iluzione se zgjidhja e krizës politike kërkon shumë më shumë se sa një tryezë tjetër”, ka deklaruar kryeopozitari.


Gjithsesi, Basha theksoi se “askush të mos ketë iluzione se kriza mund të zgjidhet vetëm me një tryezë”.

Ndërkohë, OSBE ka shpërndarë ftesat për konferencën që do të zhvillojë mbi këtë reformë më 25 shtator.

Komisioni për Reformën Zgjedhore është ngritur nga Parlamenti, e përveç anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës jashtëparlamentare, aty është lënë një vend bosh edhe për opozitën jashtë parlamentare. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Politikë
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

Drejtësi
Kalo në kategori