LAJMI I FUNDIT:

Basha: Kemi gati platformën për qeverinë tranzitore

Basha: Kemi gati platformën për qeverinë tranzitore

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha në një lidhje telefonike në emisionin “Të pa ekspozuarit” se nuk kërkon pushtet në tavolinë dhe se është i vendosur për krijimin e një qeverie tranzitore.

Basha tha se opozita e tij ka një platformë të qartë se si mund të funksionojë qeveria tranzitore. Ai madje shtoi se kanë gati një dokument që do ta diskutojnë me të gjitha grupet e interesit.

“Opozita nuk kërkon pushtet në tavolinë. Beteja për pushtet bëhet në zgjedhje, kjo betejë bëhet për t’i dhënë fund gjendjes së grushtit të shtetit ku ndodhemi, pa Gjykatë të Lartë, pa Gjykatë Kushtetuese me prokuror antikushtetues, me korrupsion rekord qeveritar.


Që të shkojmë në zgjedhje do të duhet një qeveri që respekton ligjin në radhë të parë. Ne nuk duam pushtet në tavolinë. Beteja është për të sjellë standarde normale, rregulla loje evropiane.

Platforma jonë për oligarkinë është ligj antimafia që e kam diskutuar edhe me ju. Ne i kemi përmendur oligarkët me emër e mbiemër, nuk fshehim e nuk mbrojmë asnjë prej tyre.

Edi Rama nuk mund të jetë kryeministër i asnjë palë zgjedhjeve më. Ky njeri nuk mund të jetë më në krye të qeverisë pasi aty i dhunon zgjedhjet. Sa i përket qeverisë tranzitore, me largimin e Ramës hapet rruga për një pakt politik të ri me përfshirjen e të gjitha partive politike, përfshi këtu edhe PS.

Ka një dokument për krijimin e qeverisë tranzitore. Kemi platformë edhe për të. Do ju ftojmë ju ta diskutojmë dhe të gjitha grupet e interesit. Kemi gjithë vizionin për ta shpalosur” – tha Basha. /Lapsi.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori