Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Migjen Basha, ka folur sot për ndeshjen që Kombëtarja do ta zhvillojë kundër Maqedonisë të hënën në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Rusi 2018”.
Po ashtu, ai është pyetur edhe për largimin e disa futbollistëve kosovarë nga Kombëtarja, të cilët kanë vendosur të luajnë për përfaqësuesen e Kosovës.
Ai ka thënë se vendimet e tyre i sheh si zgjedhje personale.
“Gjithmonë kam patur si objektiv Shqipërinë, pasi prita 3 vite e gjysmë për të luajtur këtu dhe nuk mendoj asnjë lëvizje tjetër. Lëvizjet drejt Kosovës i konsideroj si zgjedhje personale.”
Migjen Basha gjen frymëzimin tek sfida e Aveiros ndaj Portugalisë, më 7 Shtator të 2014-tës, aty ku nisi mrekullia kuqezi drejt Evropianit francez, shkruan Super Sport.
“Duhet të vlerësojmë çdo kundërshtar dhe të fillojmë me fitore ndaj Maqedonisë. Fitorja në ndeshjen e parë të jep krahë dhe këtë e pamë me Portugalinë.”
Mesfushori 29-vjecar e nisi titullar miqësoren ndaj Marokut ku ekipi tregoi qëndrueshmëri në lojë edhe pse përdori disa variante taktike dhe ndryshime të shumta gjatë lojës. Basha ka një mesazh për të gjithë ambientin kuqezi, duke kërkuar vlerësim maksimal për Maqedoninë.
“Sot fillojmë të shohim kundërshtarin, e njohim dhe e dimë që është i vështirë dhe nuk do të jetë e lehtë. Nëse mendojmë se Maqedonia është kundërshtar i lehtë dhe duhet mundur atëherë gabojmë rëndë. Nëse futemi në fushë me Maqedoninë për barazim atëherë jemi të humbur.”
Pas arritjes në finalet e Evropianit të gjithë presin një fushatë eliminatore pozitive, pse jo me një tjetër udhëtimin në verën e 2018 drejt Rusisë. I ngacmuar për objektivat që vendos stafi teknik Migjen Basha tregohet i qartë.
“Objektivi varet nga kundërshtari që kemi përballë, ende nuk kemi vendosur për një taktikë të mirëfilltë. Trajnerët flasin me mënyra të ndryshme me median dhe ndryshe me lojtarët.”
Ngërçi i kësaj skuadre është sulmi, pasi në 5 ndeshjet e fundit, miqësore dhe zyrtare janë shënuar vetëm 2 gola. Analiza e mesfushorit të Barit nis që nga ecuria e Evropianit për të përfunduar me recetën e dhënë nga trajneri De Biasi për të rregulluar këtë mangësi.
“Kemi pasur kundërshtarë të vështirë në Evropian, ndoshta na ka munguar guximi për të sulmuar. Humbjet me Zvicrën dhe Francën nuk i kemi merituar, por është e vërtetë që duhet të shënojmë gola. Nuk është faji i sulmuesve, por i lojës sonë pasi mesfushorët e krahut duhet të ndihmojnë më shumë. Këtë do ta shohim të hënën”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Kërkohen nga shumë klube evropiane – por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania