Bartja e maskës në ambient të hapur shkas i përplasjes mes deputetëtve të LVV-së në Kuvend

Deputetët e LVV-së në Kuvendin e Kosovës, Jahja Kokaj dhe Ardian Gola kanë debatuar në lidhje me efektet që kanë maskat mbrojtëse në parandalimin e coronavirusit.
Deputeti Ardian Gola në fjalimin e tij ka thënë se është e panevojshme që të mbahet maska në ambient të hapur.
“Edhe gjatë qeverisjes paraprake kam kritikuar vendimin për mbajtje të maskës në ambient të hapur. Masën për maskën mund ta vendosësh por nuk është mirë më pas kur nuk mund ta zbatosh. Bartja e maskave në mjedis të hapur është masa më jo efektive që me asnjë fakt shkencorë nuk është dokumentuar se ka pasur efekt. Madje mund të ndodh e kundërta që maska mund të shkaktojë probleme në organet respiratorë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
“Unë i bëj thirrje Qeverisë që ta largojë këtë masë pasi nuk ka prodhuar asnjë efekt të mirë në menaxhimin e pandemisë”, deklaroi tutje Gola.
Nuk ka shkuar gjatë dhe fjalën e ka marrë deputeti tjetër i LVV-së Jahja Kokaj i cili i është kundërvënë kolegut të tij partiak për nevojën e përdorimit të maskave.
“Problemi është shkencor. Dikush nxjerr një raport që thotë se maskat nuk kanë fare vlerë… Maskat pengojnë spërkalat tona që nxjerrim nga goja. Nëse s’ki kompetencë mos iu humbisni kohë njerëzve. E dyta, mos dezinformoni publikun pasi njerëzit po sëmuren e po vdesin. Situata nuk duhet të bëhet joserioze”, deklaroi Kokaj.
Deputeti Gola ka kërkuar fjalën më pas për replikë.
“Ndoshta jam keqkuptuar. E pata fjalën për maskat në ambiente të hapura, sheshe, natyrë. Nuk po thirrem në ekspertizë por në shkrime shkencore. Edhe praktika e shteteve në BE është një gjë e tillë”, deklaroi Gola.
Pas këtij fjalimi Kokaj ka kërkuar kundër replikë me çka edhe e ka habitur drejtuesin e seancës, deputetin e LDK-së Kujtim Shala.
“Nuk e kisha të qartë se si mund të replikohet brenda një grupi parlamentar”, ka deklaruar Shala, i cili i ka kaluar kundër replikën deputetit Kokaj.
“Unë nuk aludova në ty për punë të distancës e maskës, por në të gjithë ata që flasin në këtë mënyrë. Ndryshe nëse maskat kërkohen duhet të mbahen. Ndryshe t’i s’ke maskë dhe të del dikush përpara dhe të flet si je…, e ti e infekton nëse ke virus. Janë disa norma dhe unë nuk kam komptetencë t’i ndryshoj ato”, ka deklaruar tutje Kokaj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?