Korrupsioni dhe shpopullimi i Ballkanit Perëndimor janë ndër problemet më shqetësuese të qytetarëve të rajonit.
Barometri Ballkanik 2023 për gjashtë muajt e parë të këtij viti, i publikuar së fundi Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, sjell opinonin publik përmes anketimit të rreth 60 mijë qytetarëve dhe 12 mijë bizneseve në Ballkanin Perëndimor lidhur me pritshmëritë e tyre për jetën dhe punën, tendencat në situatën politike, social-ekonomike të rajonit, qëndrimet e tyre ndaj bashkëpunimit rajonal dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.
Në gjashtë vendet e rajonit – Serbi, Shqipëri, Bosnje e Hercegovinë, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Kosovë – 27 për qind e qytetarëve të anketuar mendojnë që niveli i korrupsionit është rritur.
Sipas tyre korrupsioni është problemi më i madh shqetësues për zhvillimin e rajonit dhe plotësimin e aspiratave të tyre.
Shqipëria vendi me korrupsionin më të lartë në rajon
Sipas perceptimit publik të 38 për qind të qytetarëve shqiptarë të anketuar, Shqipëria është vendi me korrupsionin më të lartë në rajon. Në vendin e dytë vijnë Bosnjë-Herzegovina dhe Maqedonia e Veriut me 26 për qind, të ndjekura nga Mali i Zi dhe Serbia me 25 për qind. Nivelin më të ulët në Ballkanin Perëndimor lidhur me perceptimin publik për korrupsionin e ka Kosova me 22 për qind të qytetarëve të saj të anketuar.
Në vijim të pasojave të korrupsionit 69 për qind e qytetarëve të anketuar në nivel rajonal mendojnë që ligji nuk zbatohet njëlloj për të gjithë, nivel që përbën 7 për qind më shumë se një vit më parë.
Besim i ulët tek partitë politike
Pjesa dërrmuese e qytetarëve të anketuar të rajonit, 75 për qind e tyre, nuk u besojnë partive politike. Ndërkohë që 45 për qind ndihen të kërcënuar nga posedimi ilegal dhe keqpërdorimi i armëve.
Shpopullimi i rajonit – 71 për qind e rinisë dëshiron të emigrojë
Emigrimi dhe ikja e trurit nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor është një problem shqetësues për rajonin. Në nivel rajonal 44 për qind e të anketuarve dëshërojnë të largohen nga vendi i tyre, shifër kjo që është 5 për qind më e lartë se vitin e kaluar.
Alarmante është perspektiva e jetës së rinisë në të gjashta vendet e rajonit: 71 për qind e të rinjve e projektojnë jetëm në emigracion, larg vendit të origjinës.
Kosova kryeson në dëshirën për emigrim
Sipas të dhënave të publikuara nga Barometri Ballkanik 2023 në krye të vendeve të rajonit lidhur me emigrimin qëndron Kosova me 57 për qind të qytetarëve të saj të anketuar, e ndjekur nga Mali i Zi me 45 për qind, Shqipëria me 44 dhe Serbia me 41.
Nivelin më të ulët në rajon e ka Bosnje e Hercegovina, ku vetëm 38 për qind e qytetarëve të saj të anketuar e projektojnë jetën e tyre duke u larguar nga vendi.
BE-ja ka ulur mbështetjen për rajonin
Të dhënat e Barometrit Ballkanik 2023 tregojnë që 59 për qind e qytetarëve të anketuar në gjashtë vendet mendojnë se ka rënie të mbështetjes së rajonit nga BE-ja, shifër që përbën një perceptim publik prej 3 për qind më shumë në krahasim me vitin e kaluar.
Në krye të vendeve të rajonit për këtë perceptim qëndron Shqipëria me 92 për qind të qytetarëve të saj të anketuar, e ndjekur nga Kosova me 66 për qind, Maqedonia e Veriut me 60, Bosnje e Hercegovina me 52 dhe Serbia me 34 për qind.
Perceptimi publik rajonal në Barometri Ballkanik 2023 për rënien e mbështetjes së BE ndaj rajonit publikohet tre muaj para zhvillimit më 16 tetor, në Tiranë, të Samitit të radhës të Procesit të Berlinit. Ky proces nisi në vitin 2014, në kuadër të 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, si një nismë diplomatike e ish-kancelares gjermane Angela Merkel, për t’i dhënë impulse të reja integrimit në BE përmes nxitjes së dialogut dhe bashkëpunimit rajonal të vendeve të Ballkanit para integrimit të tyre në BE.
Sipas të dhënave të Barometrit Ballkanik 2023 gjashtë vendet e rajonit e vlerësojnë pozitivisht bashkëpunimin rajonal: 76 për qind e qytetarëve të anketuar mendojnë që bashkëpunimi rajonal është i mirë për ekonomitë e tyre, 69 për qind mendojnë që gjërat që i bashkojnë qytetarët e Ballkanit janë më të rëndësishme se ato që i ndajnë. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit