Bardhi dhe Xhensila sjellin këngën e re "Mashtruese"

Bardhi dhe Xhensila Myrtezaj kanë prezantuar së fundmi bashkëpunimin e tyre të ri.
"Mashtruse" mban titullin kënga, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.
Dyshja kanë sjell një këngë me plot ritëm si dhe me një interpretim të mahnitshëm.

Nën drejtimin e The Claudia, videoja iu besua produksionit FullMoon Production.

Ky njëherësh shënon rikthimin e Xhensilës në muzikë pas lindjes së djalit, Amen.

Ajo po vazhdon të jetë në formë të mirë dhe shumë e pëlqyer nga publiku.
Besohet se edhe kjo këngë do të ketë suksesin e saj, pasi mori reagime të shumta pozitive. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
24/12/2023
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































