Dy nga emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare, Bardhi dhe Ronela Hajati, janë bërë bashkë për një projekt të ri që pritet të sjellë shumë zhurmë këtë verë.

Ata kanë publikuar disa fotografi nga prapaskenat e xhirimeve në rrjete sociale, duke konfirmuar kështu duetin e tyre.


Në njërin nga postimet e përbashkëta, është zbuluar edhe një pjesë e titullit apo refrenit të këngës: “O je e imja, o e askujt, së shpejti”.

Foto: Screenshot/Instagram

Ronela, e njohur për stilin e saj të fuqishëm dhe interpretimet e zjarrta, dhe Bardhi, i cili njihet për tekstet e ndjera dhe meloditë që prekin publikun, duket se po përgatisin një hit të ri që do të dominojë listat muzikore dhe klubet gjatë sezonit veror.

Ky bashkëpunim vjen vetëm pak ditë pasi Bardhi publikoi edhe një tjetër projekt muzikor, në duet me Majkun, e vetëm pak më parë edhe me Venesa Doçin.

Detajet e tjera rreth datës së publikimit apo videoklipit me Ronelën ende nuk janë zbuluar, por pritshmëritë janë të larta nga fansat e të dy artistëve.

Të mbetet vetëm të presim dhe të shohim se çfarë surprize do të sjellin në këtë bashkëpunim që ka filluar të marrë vëmendjen e të gjithëve. /Telegrafi/