Barcelona transferon Arthurin

Barcelona ka bërë transferimin e parë për sezonin e ri që pritet të startojë në muajin gusht.
Katalunasit kanë njoftuar se edhe zyrtarisht në radhët e veta sollën mesfushorin e skuadrës së Gremios, Arthurin.
Ky i fundit ka nënshkruar kontratë që vlen deri në vitin 2024 dhe kap shifrat e 31 milionë eurove, nëntë shtesë në formë të bonuseve.
Klubi katalonas po ashtu ka njoftuar se klauzola e largimit të lojtarit është 400 milionë euro.
Theksojmë se 22-vjeçari deri më tani me klubin brazilian kishte fituar Kupën e Brazilit dhe Kupën Libertadores.
Ndryshe, kampioni aktual spanjoll ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë profesionale me tre lojtarë të akademisë - Minguezan, Guillem Jaimen dhe Jandron. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
10/07/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































