Pas nënshkrimit të Claudio Echeverri nga Manchester City dhe të Franco Mastantuonos nga Real Madridi, Barcelona ka vendosur sytë te talenti i radhës që kanë dalë nga akademia e famshme e River Plate, Ian Subiabre. 

Mastantuono është talenti i fundit që shfaqet në Evropë, pas Echeverrit dhe, më parë, Julian Alvarez. 


Sipas TNT Sports Brasil, Barcelona ka shfaqur interes për Ian Subiabre, një sulmes18-vjeçar i River Plate. 

Lojtari i ka njoftuar klubit se do të rinovojë kontratën e tij, e cila skadon më 2026, dhe parashikohet një zgjatje edhe për dy vite tjetër. 

Barcelona pritet të avancojë në diskutimet për një lëvizje të mundshme. Presidenti Joan Laporta ruan marrëdhënie të mira me agjentin e lojtarit, ish-lojtarin e Argjentinës, Claudio Caniggia.  

Përfaqësuesit e tij kanë vizituar Barcelonën disa herë gjatë këtij viti për të diskutuar një marrëveshje të mundshme, por për shkak të situatës financiare të klubit katalanas, transferimi pritet të shtyhet në një të ardhme më të largët. 

Ndoshta do të presin derisa kontrata e lojtarit të jetë më afër skadimit për të hapur negociata. 

Siç ndodh shpesh me talentet kryesore që dalin nga Amerika Latine, edhe Subiabre po tërheq vëmendjen e klubeve të tjera.  

Interesim kanë shfaqur Arsenal dhe Chelsea. Subiabre ka një klauzolë lirimi prej 30 milionë eurosh, por Barcelona nuk pritet ta aktivizojë atë./Telegrafi/

telegrafi sport app