Barcelona synon transferimin e ‘makinerisë së golave’ nga Meksika

Barcelona thuhet se është interesuar për mundësinë e nënshkrimit të sulmuesit meksikan të Guadalajaras, Armando Gonzalez.
22-vjeçari ka qenë sensacional për skuadrën nga Liga MX këtë sezon, duke shënuar 17 gola dhe duke dhënë një asistim në 24 ndeshje në të gjitha garat.
Performancat e tij të shkëlqyera çuan gjithashtu në debutimin e tij me ekipin e të rriturve të Meksikës muaj më parë.
Celtic dhe West Ham janë gjithashtu në garë për të nënshkruar me talentin meksikan, duke bërë kontakte për të mësuar rreth kërkesave të tij për pagën.
🚨🆕 #Guadalajara 🇲🇽
Barcelona, Celtic & West Ham are all keen on CD Guadalajara’s 22yo striker Armando González!
📌 Barça contacted his agent to check status.
📌 Celtic & West Ham explored salary demands & fee.
📌 No formal bids yet. pic.twitter.com/2XqWJcEF5y
— Ekrem KONUR (@Ekremkonur) February 21, 2026
Barcelona po kërkon të rekrutojë një sulmues të profilit të lartë në afatin kalimtar të verës për të zëvendësuar Robert Lewandowskin dhe tashmë Gonzalez ka fituar terren.
Edhe pse Gonzalez është një emër jo aq i panjohur, ai duket të jetë një diamant i papërpunuar dhe mund të jetë një sukses i madh në vitet në vijim. /Telegrafi/





















































