LAJMI I FUNDIT:

Barcelona rivalizon Atletico Madridin për shërbimet e mesfushorit francez

Barcelona rivalizon Atletico Madridin për shërbimet e mesfushorit francez

Siç qëndrojnë gjërat, Barcelona nuk e ka për qëllim që të nënshkruaj me një mesfushor defanziv para përfundimit të afatit kalimtar veror.

Hansi Flick është i përgatitur që t’iu besojë opsioneve që tashmë i ka në dispozicion, aty ku përfshihen edhe dyshja e sapopromovuar Marc Casado dhe Marc Bernal.

Sidoqoftë, gjërat në kampin blaugrana mund të ndryshojnë në javën e ardhshme ose pas dy javësh.


Kjo për shkak se SPORT ka raportuar që Barcelona do të bëjë rivlerësimin e situatës pas ndeshjes hapëse të La Ligas ndaj Valencias.

Pesë lojtarët që Barcelona nuk po arrin t’i regjistrojë para ndeshjes hapëse në La Liga
Lexo po ashtu Pesë lojtarët që Barcelona nuk po arrin t’i regjistrojë para ndeshjes hapëse në La Liga

Varësisht nga paraqitja e mesfushorëve, ata mund të synojnë të bëjnë një transferim të ri dhe momentalisht ai lojtar do të ishte N’Golo Kante.

Kante i cili po ashtu është bërë objektiv edhe i Atletico Madridit, është i vendosur që të largohet nga Al-Ittihadi këtë verë, një vit pasi iu bashkua atyre nga Chelsea.

Kjo nuk është hera e parë që Barcelona po lidhet me një transferim të mundshëm të francezit, pasi atë e kishin kërkuar edhe gjatë kohës sa ishte në Londër.

Problemi i vetëm tek të dyja klubet është se Al-Ittihad nuk e ka për qëllim që të ndajë rrugët me Kanten këtë verë, andaj mundësia e vetme që ekziston është të paktën një marrëveshje huazimi./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori