LAJMI I FUNDIT:

Barcelona regjistron të parin nga katër transferimet e reja

Barcelona regjistron të parin nga katër transferimet e reja

Barcelona ka regjistruar në La Liga të parin nga katër nënshkrimet e reja të kësaj vere pas një pritjeje të gjatë.

Përveç largimit të Lionel Messit, është bërë shumë nga përpjekjet e Barcelonës për të regjistruar katër lojtarët e tyre të rinj.

Deri në këtë javë, asnjëri nga Sergio Aguero, Eric Garcia, Memphis Depay ose Emerson Royal nuk ishin regjistruar në La Liga pavarësisht se ishin nënshkruar me kontrata.


Barça nuk ka qenë në gjendje të regjistrojë asnjë lojtar të ri për shkak se është dukshëm mbi kufirin e tyre të pagave në La Liga.

Lajm tronditës për Barcelonën: Nuk mund të regjistrojë asnjë transferim të ri, nëse nuk reduktojnë pagat nga të cilat lojtarët nuk po heqin dorë
Lexo po ashtu Lajm tronditës për Barcelonën: Nuk mund të regjistrojë asnjë transferim të ri, nëse nuk reduktojnë pagat nga të cilat lojtarët nuk po heqin dorë

Por, i pari nga ata katër lojtarë tani është regjistruar, përcjell Telegrafi.

Sipas gazetës Sport, Emerson është regjistruar në La Liga dhe ka të drejtë të luajë në ndeshjen hapëse të Blaugranave me Real Sociedadin të dielën.

Emerson ishte në gjendje të regjistrohej sepse kalimi i tij në Camp Nou u klasifikua ndryshe sa i përket La Ligas.

Kjo sepse Barcelona kishte afërsisht gjysmën e të drejtave të pronësisë së lojtarit, së bashku me Real Betisin, kështu që ai ishte gjithmonë pjesërisht një lojtar i Barçës që nga transferimi i tij në vitin 2019 nga Atletico Mineiro, pavarësisht faktit se katalunasit duhej të paguanin 9 milionë euro për të marrë kartonin e plotë këtë verë.

Barcelona merr një tjetër tronditje pas largimit të Messit, Sergio Aguero do t'i mungojë gjatë për shkak të lëndimit
Lexo po ashtu Barcelona merr një tjetër tronditje pas largimit të Messit, Sergio Aguero do t'i mungojë gjatë për shkak të lëndimit

Kjo teknikë i ka lejuar Barcelonës të regjistrojë Emersonin, dhe është një shtysë e madhe për Ronald Koeman që po shkon në një ndeshje të vështirë hapesë ndaj Sociedadit këtë fundjavë.

Ndërkohë, Depay, Garcia dhe Aguero do të vazhdojnë pritjen e tyre, megjithëse Barca ka afat deri të premten për të regjistruar lojtarët për të siguruar që ata kanë të drejtë të luajnë këtë fundjavë.

Te rasti i Agueros ka më pak nxitim pasi sulmuesi është jashtë fushave për rreth 10 javë shkaku i lëndimit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA lëshon letër zyrtare për penalltinë e diskutueshme të Julian Alvarez

UEFA lëshon letër zyrtare për penalltinë e diskutueshme të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Zbulohet lojtari i parë i Real Madridit që e hetoi goditjen me dy këmbë të penalltisë nga Alvarez

Zbulohet lojtari i parë i Real Madridit që e hetoi goditjen me dy këmbë të penalltisë nga Alvarez

Liga e Kampionëve
“Këto janë rregullat”, Modric i habitur nga komentet e njerëzve për penalltinë e anuluar

“Këto janë rregullat”, Modric i habitur nga komentet e njerëzve për penalltinë e anuluar

Liga e Kampionëve
“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

Liga e Kampionëve
Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvillojë ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvillojë ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori