Lamine Yamal konsiderohet si ylli i ardhshëm i futbollit dhe duket se Barcelona e di se çfarë lojtari ka në duart e saj pasi dyshohet se kanë refuzuar një ofertë mjaft tunduese për lojtarin.

17-vjeçari u bë i njohur në skenën e futbollit kur bëri debutimin me ekipin e parë të Barcelonës në moshën 15-vjeçare gjatë vitit të kaluar.


Ndonëse ende një adoleshent, Yamal ka shënuar tetë gola në 55 ndeshje në të gjitha garat për Barcelonën, duke fituar me ta titullin e La Ligës.

Yamal gjithashtu ka shijuar suksesin edhe me kombëtaren e tij Spanjën, duke fituar Euro 2024 këtë verë pas triumfit ndaj Anglisë në finale me rezultat 2-1.

Kontrata aktuale e Yamal skadon në verën e vitit 2026, që do të thotë se ai ka edhe dy vite të mbetura në të.

YAMAL 2

Ani pse shumë njerëz mund ta kishin menduar se Yamal do të mbetet tek Barcelona edhe për shumë vite, duket se kjo nuk i ka ndaluar ekipet e tjera që të tentojnë t’i bindin blaugranasit ta shesin asetin e tyre të çmuar.

Agjenti i futbollit, Andy Bara, ka bërë me dije se PSG-ja ka ofruar rreth 250 milionë euro për shërbimet e Yamal, që do të ishte një shifër rekord botërore, por klubi katalanas e ka refuzuar atë.

“Një gjë që e di me siguri është se Barcelona ka refuzuar një ofertë të madhe për Lamine Yamal nga PSG-ja disa muaj më parë. Marrëveshja ishte e vlefshme diku rreth 250 milionë euro”, ka thënë Bara në podcastin Inkubator./Telegrafi/

telegrafi sport app