Barcelona është duke kërkuar transferimin e një tjetër mbrojtësi për edicionin e ri.

Gjgianti katalunas tanimë ka siguruar shërbimet e Eric Garcias, i cili do t'iu bashkohet në verë si transferim i lirë pas skadimit të kontratës me Manchester Cityn.


Emri i ri për mbrojtjen te Barça është ai i qendërmbrojtësit spanjoll Pau Torres që ka shkëlqyer edicionet e fundit me Villarrealin.

24-vjeçari falë paraqitjeve fantastike me 'Nëndetësen e verdhë' është bërë njëri nga mbrojtësit qendror më të vlerësuar në Evropë.

1002335398 scaled 1

Përveç Barcelonës në garë për të jenë tjera skuadra të mëdha si Chelsea, Manchester United, Bayern Munich, Arsenal e Real Madrid.

Megjithatë katalunasit duan të përshpejtojnë për transferimin e tij dhe duan një mbrojtje spanjolle me Garcian e Torersin për edicionin e ri.

Por problemi kryesor qëndron tek klauzola e lartë e lojtarit prej 60 milionë eurove, para që Barcelona për momentin nuk i ka për ta kryer transferimin e tij.

0 GettyImages 1317833997j

Mundo Deportivo ka shkruar se katalunasit janë duke provuar opsione të tjera, duke shtuar ndonjë futbollist të tyre në ofertë për ta bidnur Villarrealin të zbres nga kërkesat për yllin e tyre.

24-vjeçari Torres këtë edicion ka zhvilluar 43 ndeshje në të gjitha garat me klubin spanjoll, ku ka shënuar edhe tre gola dhe ka dy asistime. /Telegrafi/

telegrafi sport app