Raportohet se Barcelona po tenton ta transferojë Alessio Romagnolin nga Milani për ta përforcuar kështu mbrojtjen e tyre.
Jean-Clair Todibo thuhet se ka arritur marrëveshje me Rossonerët e që Blaugranasit po punojnë në transferimin e mbrojtësi italian.
Sipas Sky Sports, kampioni i La Liga-s është i gatshëm që ta lejojë francezin që t’i bashkohet Milanit, mirëpo në këmbim kërkon shërbimet e Romagnolit.
Italiani luan standard te skuadra italiane që nga viti 2015, e njëherësh është edhe kapiten i tyre.
Nëse Romagnoli transferohet në Camp Nou, atëherë do të ishte i gatshëm për ta që të luante në Ligën e Kampionëve.
Në anën tjetër, Milani do t’i merrte shërbimet e Todibos në fund të sezonit pa paguar asnjë cent për 23-vjeçarin. /Telegrafi/