Sipas Mundo Deportivo, Barcelona po kërkon një lojtar të tipit 'Yaya Toure' që ta afrojë në radhët e veta në verën që po vjen. 

Lojtari në fjalë do të duhet të ishte i fortë si në mbrojtje ashtu edhe në sulm.


Duke pasur parasysh preferencën e Frenkie De Jong dhe Pedri për rolet krijuese, ka një boshllëk në pozicionin numër gjashtë që duhet plotësuar.

Oriol Romeu nuk i ka përmbushur pritjet deri më tani dhe Barça ka identifikuar tre kandidatë të mundshëm për ta zëvendësuar atë.

Bruno Guimaraes

Braziliani, i cili aktualisht është në Neëcastle, pretendoi në fillim të këtij viti se do të donte të luante për Blaugrana. Gjithashtu u zbulua se 26-vjeçari ka një klauzolë të veçantë në kontratën e tij që do t'i lejonte atij t'i bashkohej Barçës për një çmim relativisht të ulët - 65 milionë euro, ndërsa vlera e tij në treg qëndron në 85 milionë euro.

bruno guimaraes jogador do newcastle em partida pelo campeonato ingles 1683741038071 v2

Youssouf Fofana

Një tjetër mesfushor që është në sy të Barcelonës është 24-vjeçari Fofana i Monacos, që tashmë ka tërhequr vëmendjen në futbollin francez.

Ai ka demonstruar shkathtësi dhe mund të jetë një opsion solid i gjithanshëm për ekipin. Çmimi për lojtarin është 25 milionë euro modeste.

mt2 6391 copie 2  1

Amadou Onana

Lojtari 22-vjeçar luan te Everton dhe ka fituar edhe ftesën e Kombëtares së Belgjikës. Onana shquhet për gjatësinë e tij (1.95 m) dhe praninë e fortë në fushë.

Për ta marr në Camp Nou, Barça do të duhet të paguajë deri në 50 milionë euro. /Telegrafi/

GettyImages 1246801379 scaled

telegrafi sport app