LAJMI I FUNDIT:

Barcelona po bën progres drejt nënshkrimit me brazilianin i cili po krahasohet me Messin

Barcelona po bën progres drejt nënshkrimit me brazilianin i cili po krahasohet me Messin

Barcelona tash e sa kohë e ka përcjellur progresin e Estevao Willian. Ai është një lojtar shumë i pëlqyer nga drejtuesit e klubit, veçanërisht nga drejtori sportiv Deco, njohuritë e të cilit për futbollin brazilian janë të mëdha.

Estevao, i cili ka marrë nofkën ‘Messinho’ për shkak të stilit të ngjashëm të lojës me ikonën Lionel Messi, ka folur hapur në të kaluarën për dëshirën që ka për tu bërë pjesë e blaugranasve.

Kjo dëshirë e lojtarit i jep një avantazh të madh Barcelonës për të mposhtur konkurrencën e klubeve tjera të mëdha evropiane si Manchester City, Manchester United dhe Paris Saint-Germain.


Barcelona mund të mos jetë në gjendje që të paguajë të gjitha paratë për Estevaon momentalisht, për shkak të situatës së vështirë financiare.

Foto: Estevao Willian

Mundo Deportivo ka raportuar se blaugranasit po bëjnë progres vazhdimisht drejt arritjes së një marrëveshje për sulmuesin 16-vjeçar.

Drejtuesit e klubit kanë biseduar me rrethin e lojtarët, ani pse problem mbeten negociatat me Palmeirasin për shkak të kërkesave të tyre të larta.

Estevao cilësohet gjerësisht si një ndër talentët më të ndritur të futbollit dhe do të ishte një marrëveshje brilante për Barcelonën nëse arrijnë ta nënshkruajnë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Euro 2024 një

Euro 2024 një "minierë ari" - ku shkojnë paratë, sa fitojnë federatat, klubet, lojtarët dhe gjyqtarët

Përfaqësueset
Rumunët lanë një mesazh për gjermanët pas eliminimit nga Euro 2024, kjo është gjendja në të cilën u larguan nga zhveshtorja

Rumunët lanë një mesazh për gjermanët pas eliminimit nga Euro 2024, kjo është gjendja në të cilën u larguan nga zhveshtorja

Përfaqësueset
Tifozët e Real Madridit janë të shokuar se kush është futur në listën e legjendave të klubit

Tifozët e Real Madridit janë të shokuar se kush është futur në listën e legjendave të klubit

La Liga

"Një nga lojtarët më të rrezikshëm" - Toni Kroos tregon se cilit lojtar të Spanjës i frikësohen më shumë

Përfaqësueset
Ylli më i madh i Anglisë dhe katër lojtarë të tjerë kërcënohen me suspendim për ndeshjen gjysmëfinale

Ylli më i madh i Anglisë dhe katër lojtarë të tjerë kërcënohen me suspendim për ndeshjen gjysmëfinale

Përfaqësueset
Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka

Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka "ekip të ri dhe papërvojë"

Përfaqësueset
Kalo në kategori