LAJMI I FUNDIT:

Barcelona në aksion: Opsionet Christensen, Kessie dhe Azpilicueta – dy po vijnë, njëri ende në pikëpyetje

Barcelona në aksion: Opsionet Christensen, Kessie dhe Azpilicueta – dy po vijnë, njëri ende në pikëpyetje

Barcelona ka dy operacione shumë mirë që është duke i zhvilluar për t’i afruar për sezonin e ardhshëm.

Përveç se nëse ndodh një befasi e minutës së fundit, Andres Christensen dhe Franck Kessie do të jenë lojtarë të Barcelonës sezonin e ardhshëm.

Klubi ka kohë që i ka kryer detyrat në këtë drejtim dhe dy të futbollistët janë tërheqës për tifozët, pasi përveç cilësive, të dy mbesin pa kontratat në qershor me Chelsean dhe Milanin, ndaj Barcelona nuk do të duhej të paguajë asgjë.


Kontaktet kanë qenë të shpeshta muajt e fundit. Të dy do të donin të luanin për Barcelonën, megjithëse ka pasur dhe në fakt vazhdojnë të jenë klube të tjera të interesuara për ta.

Megjithatë, oferta e klubit të Barçës është tërheqëse si në nivel sportiv ashtu edhe në atë ekonomik. Duke përjashtuar një kthesë të papritur në muajt e ardhshëm, të dy marrëveshjet duken të mbyllura.

Një tjetër gjë është Cesar Azpilicueta. Situata e kapitenit të Chelseat  është më ndryshe.

Mbrojtësit i skadon kontrata dhe do të donte të luante për Barcelonën, por ekziston një klauzolë që Chelsea mund ta ushtrojë në mënyrë të njëanshme.

Dhe nëse Chelsea e realizon, skenari ndryshon sepse Barcelona do të duhet të paguante për transferimin, gjë që në këtë moment nuk e mendon.

Barcelona dëshiron t’i shpenzojë paratë për Erling Haaland dhe lojtarë të tjerë.

Këto janë tre objektiva që Barcelona po punon për momentin.

Tjetri mbetet Erling Haaland, një operacion shumë i madh, ku në mes janë edhe klubet tjera si si Real Madrid apo Manchester City. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori