Barcelona ka konfirmuar që Ousmane Dembele do t’i nënshtrohet një operacioni në gjurin e tij të djathtë në Finlandë më 28 qershor.

Francezi u detyrua të largohej nga skuadra e Francës për Euro 2020 të hënën pasi pësoi dëmtimin në ndeshjen e vendit të tij kundër Hungarisë.


Klubi i 24-vjeçarit tani ka konfirmuar se ai do t’i nënshtrohet një operacioni, me mjekun Lasse Lempainen për të kryer atë.

dembele 2

"Pas testimeve këtë mëngjes në lojtarin Ousmane Dembele, është konfirmuar se ai ka një zhvendosje të tetivës së bicepsit në gjurin e tij të djathtë që do të kërkojë trajtim kirurgjik", thuhet në njoftimin e Barcelonës.

"Lojtari francez është pra jashtë Euro 2020, siç konfirmohet këtë të hënë nga ekipi francez”.

"Nr.11 i Barçës kishte marrë pjesë - nga stoli - në dy ndeshjet e para të Kampionatit Evropian të Francës dhe u lëndua në të dytën prej tyre, e luajtur të shtunën e kaluar në Budapest kundër Hungarisë”.

"Dembele luajti gjithsej 44 ndeshje sezonin e kaluar nën Ronald Koeman, në të cilën ai shënoi 11 gola", bëhet e ditur më tej.

Dembele pritet që të mungojë për disa muaj, e që mund të rikthehet në fund të këtij viti. /Telegrafi/

telegrafi sport app