LAJMI I FUNDIT:

Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë në janar dhe ta huazoj sërish në Sporting

Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë në janar dhe ta huazoj sërish në Sporting

Viktor Gyokeres është bërë një nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë nga top klubet evropiane falë formës së shkëlqyer që po kalon.

Barcelona dëshiron të nënshkruajë me  Viktor Gyokeres për 70 milionë euro dhe ta huazojë atë në Sporting CP, raporton David Bernabeu i Diario Sport .

Klauzola e lirimit të suedezit është 100 milionë euro, por Barça beson se sulmuesi mund të largohet për një tarifë më të ulët.


Pesë gjigantë evropianë fluturojnë për Portugali për ta parë nga afër Gyokeresin
Lexo po ashtu Pesë gjigantë evropianë fluturojnë për Portugali për ta parë nga afër Gyokeresin

Lëvizja huazuese e Gyokeres do t’i mundësonte Robert Lewandowskit të kalonte një sezon të fundit te Barça para se t’i skadojë kontrata.

Marrëveshja aktuale e polakit me blaugranët skadon në vitin 2025, por ajo do të zgjatet automatikisht për një vit shtesë nëse sulmuesi paraqitet në të paktën 50 për qind të të gjitha ndeshjeve të Barcelonës këtë sezon.

Një tjetër klub i madh tërhiqet nga gara për transferimin e Gyokeres – shkak çmimi tejet i lartë
Lexo po ashtu Një tjetër klub i madh tërhiqet nga gara për transferimin e Gyokeres – shkak çmimi tejet i lartë

Lëvizja e Gyokeres është ende e vështirë për Barçën pasi ka shumë klube të tjera të interesuara për të blerë shërbimet e 26-vjeçarit.

Viktor Gyokeres ka shënuar 24 gola dhe ka katër asistime në 19 paraqitje për Sporting CP këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Kërcënuan se do të publikonin foto të Schumacherit të sëmurë rëndë - tani tre persona duhet të shkojnë në burg

Kërcënuan se do të publikonin foto të Schumacherit të sëmurë rëndë - tani tre persona duhet të shkojnë në burg

Formula 1
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Trepça ndezi motorët në fund ndaj Bashkimit për të fituar Kupën e Kosovës

Trepça ndezi motorët në fund ndaj Bashkimit për të fituar Kupën e Kosovës

Super Liga
Deco zbulon pse Barcelona e rinovoi kontratën e Araujos

Deco zbulon pse Barcelona e rinovoi kontratën e Araujos

La Liga
Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

La Liga
Kalo në kategori