Klubi katalunas, Barcelona thuhet se ka bërë gati ofertën për mbrojtësin e Manchester Cityt, Eric Garcia.

Garcia ka të mbetur vetëm edhe një vit në kontratën e tij aktuale me klubin nga Etihad.


Megjithatë, ai nuk është i bindur për të rinovuar dhe tashmë ia ka kërkuar drejtuesve largimin nga City.

Barcelona e kanë bërë 19-vjeçarin si objektivin e tyre kryesor dhe me kontratën e tij në vitin e fundit, ata duan të bëjnë një ofertë solide.

Sipas mediumit Goal.com, Barcelona  është e vendosur të bëjë një ofertë prej 15 milionë eurosh për Eric Garcia në ditët në vijim.

Ndryshe, Garcia ka qenë pjesë e akademisë së Barcelonës, La Masia, për shumë vite, ndërsa u largua drejt Cityt në vitin 2017. /Telegrafi/

telegrafi sport app