LAJMI I FUNDIT:

Barcelona-Girona, bëhet kërkesë nga La Liga për të luajtur në SHBA

Barcelona-Girona, bëhet kërkesë nga La Liga për të luajtur në SHBA

La Liga, Girona dhe Barcelona kanë bërë kërkesë zyrtare te Federata Spanjolle e Futbollit që të japë autorizimit që ndeshje mes tyure të zhvillohet në SHBA.

Madje të dy klubet e kanë zgjedhur “Hard Rock Stadium” të Miamit për ta zhvilluar këtë ndeshje.

Ka qenë vetë La Liga që para një muaji e ka bërë të ditur marrëveshjen me kompaninë ‘Relevant’ për zhvillimin e një ndeshje në SHBA.


Kjo do të bëhej për zhvillimin dhe promovimin e futbollit spanjoll në vendet tjera.

Vendimi për të luajtur në SHBA kishte shkaktuar mjaft polemika në Spanjë, sidomos nga organizatat e tifozëve dhe Shoqata e Futbollistëve.

Ka qenë Shoqata e Futbollistëve që ka thënë se do të jenë ata që do ta “marrin vendimin përfundimtar”.

Tashmë mësohet se Barcelona dhe Girona vetëm kanë bërë kërkesë që ndeshja të zhvillohet atje. /Telegrafi/