LAJMI I FUNDIT:

Barcelona futet në garë për transferimin e Hakim Ziyech

Barcelona futet në garë për transferimin e Hakim Ziyech

Hakim Ziyech pritet të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të janarit, por e ardhmja e tij vazhdon të jetë ende e paqartë.

Për anësorin maroken ka shumë interesime si nga Anglia, ashtu edhe nga Italia dhe së fundmi edhe Spanja.

Barcelona është skuadra e fundit që i është bashkuar garës për transferimin e sulmuesit maroken.


28-vjeçari nuk është në planet e Chelseat dhe Barcelona po e sheh si opsion për repartin ofensivë, pasi Goncalo Guedes zgjodhi transferimin te Benfica.

Xavi Hernandez ka kërkuar nga drejtuesit e klubit afrimin e një sulmuesi dhe Ziyech shihet si një zgjedhje ideale pas largimit të Memphis Depayt.

Katalunasit janë gati ta marrin në huazim marokenin me opsion blerje në fund të sezonit.

Chelsea është gati ta largoj ish-anëtarin e Ajaxit dhe për të interesim ka shfaqur edhe Everton, Newcastle United dhe Milan e Roma në Itali. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

La Liga
Stadiumi

Stadiumi "Fadil Vokrri" do të jetë i stërmbushur në ndeshjen hapëse të Kosovës ndaj Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Ligat tjera
Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Premier League
Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori