LAJMI I FUNDIT:

Barcelona fut tre yje në listën e transferimeve pas eliminimit tronditës nga Liga e Kampionëve – De Jong, Ter Stegen dhe Dest në janar mund të shiten

Barcelona fut tre yje në listën e transferimeve pas eliminimit tronditës nga Liga e Kampionëve – De Jong, Ter Stegen dhe Dest në janar mund të shiten

E mërkura e  8 dhjetorit, ishte një ditë e zezë në historinë moderne të Barcelonës, pasi katalanasit nën drejtimin e ri Xavi u mposhtën nga Bayern Munich në “Allianz Arena” me rezultat 3-0, duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Ky nuk është problemi i vetëm, pasi që edhe në kampionat skuadra po vuan dhe janë në rrezik real të mos arrijnë në Ligën e Kampionëve edhe për sezonin e ardhshëm.

Sipas gazetarit Gerard Moreno, Barcelona është e gatshme të shesë Frenkie de Jong, Marc-Andre ter Stegen dhe Sergino Dest për të nisur procesin e rindërtimit në klub dhe këtë treshe e ka vendosur në listën e tyre të transferimeve.


Laporta iu drejtohet fansave të Barcelonës pas eliminimit nga Liga e Kampionëve: Duhet të përforcohemi në janar dhe do ta bëjmë
Lexo po ashtu Laporta iu drejtohet fansave të Barcelonës pas eliminimit nga Liga e Kampionëve: Duhet të përforcohemi në janar dhe do ta bëjmë

Ky lajm mund të jetë tronditës për shumë tifozë, veçanërisht duke pasur parasysh që De Jong kushtoi 80 milionë euro kur erdhi nga Ajax në vitin 2019.

Në atë kohë, ai konsiderohej si një nga mesfushorët e rinj më të mirë në futbollin botëror, por ai nuk arriti atë që pritej nga ai, sidomos këtë sezon.

Ndërkohë, ka shënuar një rënie të konsiderueshme edhe Ter Stegen. Portieri që luftonte me Manuel Neuer në vendin e titullarit te Gjermania vetëm disa vjet më parë, por po kalon një formë shumë të dobët, duke pranuar nëntë gola në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve këtë sezon.

Sergino Dest mund ta konsiderojë veten me më pak me fat se lojtarët e lartpërmendur pasi iu bashkua ekipit vetëm pak më shumë se një vit më parë, kështu që ka pasur kohën më të shkurtër për të treguar veten.

21-vjeçari është paraqitur rregullisht këtë sezon, por duket se Xavi nuk është i bindur prej tij dhe do të ishte i lumtur nëse i riu largohet.

Me hapjen e afatit kalimtar të janarit pas pak më shumë se tre javësh, do të jetë interesante të shihet nëse ndonjë nga këta tre lojtarë do të largohet nga klubi para fundit të janarit.

Clement Lengelet dhe Memphis Depay, po ashtu mund të përfundojnë në këtë listë nëse ajo zgjerohet.

Kjo pasi Barcelona po mendon për përforcime që në janar, por duhet të lirohet nga disa paga të mëdha. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori