Barcelona finalizon rinovimin e kontratës së Fermin Lopez, në radhë katër yje tjerë

Fermin Lopez thuhet se ka nënshkruar një kontratë të re me Barcelonën që zgjat qëndrimin e tij deri në qershor 2029. Kjo është pjesë e strategjisë së vazhdueshme të klubit për të siguruar talentin e ri.
Pas Marc Bernal, marrëveshja e Fermin pritet të përfshijë një rritje pagash dhe një klauzolë të re lirimi, detajet e së cilës do të shpallen së shpejti.
Kjo lëvizje pasqyron përkushtimin e Barcelonës ndaj lojtarëve të saj të rinj.
Në radhë për vazhdimin e kontratave janë dy mesfushorët më perspektivë, spanjollët Gavi dhe Pedri.
Bisedimet janë gjithashtu në vazhdim me Frenkie de Jong dhe Ronald Araujo në lidhje me të ardhmen e tyre në klub.
Klubi synon të ndërtojë një bërthamë të fortë lojtarësh të rinj për të siguruar sukses afatgjatë.
Mbajtja e lojtarëve si Fermin Lopez është një pjesë thelbësore e këtij plani, i cili pritet të përfundoj me rinovimin e yjeve tjerë të lartpërmendur. /Telegrafi/





















































