Barcelona dhe Sergio Busquets janë shumë pranë arritjes së një marrëveshje për rinovimin e kontratës.

Sipas mediave spanjolle, palët duket se kanë gjetur akordin dhe shumë shpejt mesfushori do ta nënshkruajë kontratën e re.


Ende nuk dihet kohëzgjatja se për sa vite  do të vazhdohet kontrata.

busquets

Sa i përket pjesës së pagës, mediat bëjnë me dije se me kontratën e re Busquets do të bëhet një nga lojtarët më të paguar te katalanasit.

Mësohet se ai do të ketë pagë të njëjtë me sulmuesin Luis Suarez.

Sergio Busquets Andre Gomes Busquets duke u zëvendësuar nga Andre Gomes ndaj Chelseat (Foto: GettyImages)

Busquets është futbollist besnik i Barcelonës, pasi nuk ka ndërruar kurrë klub, duke luajtur që nga moshat në të njëjtin klub.

Ai është pjesë edhe e Spanjës, ku shihet si njëri prej lojtarëve kryesorë. /Telegrafi/

telegrafi sport app