LAJMI I FUNDIT:

Barcelona dhe Mauricio Pochettino: Një histori interesante rivaliteti, që ka mundur të konkretizohet me bashkëpunim

Barcelona dhe Mauricio Pochettino: Një histori interesante rivaliteti, që ka mundur të konkretizohet me bashkëpunim

Mauricio Pochettino do të jetë i ulur në stolin e vizitorëve sonte kur skuadra e tij e Paris Saint-Germain viziton “Camp Noun” në Ligën e Kampionëve.

Argjentinasi është në krye të PSG për pak më shumë se një muaj, por historia e tij mund të ketë qenë shumë e ndryshme.

I njohur në Spanjë për të kaluarën e tij në Espanyol, Pochettino gjithmonë ka flirtuar me idenë për të marrë drejtimin e Real Madridit, edhe pse u konsiderua si zëvendësues i mundshëm për ish- trajnerin e Barcelonës, Ernesto Valverde në janar 2020.


Interesimi nuk u konkretizua pasi Quique Setien u emërua në krye, por tërheqja fatale midis Pochettinos dhe Barcelonës ka vazhduar për dekada, që nga ditët kur ai ishte lojtar.

Sidoqoftë, angazhimi dhe lidhja e tij me Espanyolin ndezi një armiqësi të madhe ndaj Barcelonës dhe bëri që ai të anonte më shumë drejt Real Madridit.

“Unë kurrë nuk do të jem trajner i Barcelonës ose Arsenalit , sepse jam i lidhur ngushtë me Espanyolin dhe Tottenhamin”, ka thënë Pochettino kur ishte në krye të Spurs.

“Unë jam rritur në Neëell’s Old Boys dhe përreth tij dhe si rezultat nuk do të isha kurrë trajner i Rosario Central”.

“Është vendimi im; unë do të preferoja të punoja në fermën time në Argjentinë sesa të trajnoja një ekip si Barcelona”.

Më vonë, ai ka thënë se stërvitja e Messit dhe potenciali i klubit e bënë atë të rimendojë idenë e trajnimit të Barcelonës një ditë, për të cilën klubi ishte në dijeni.

Kjo ishte arsyeja pse emri i tij ishte në tryezë pas shkarkimit të Valverdes, por një lëvizje nuk u bë kurrë; ishte një mundësi e thjeshtë që të dy palët menduan.

48-vjeçari ka nënshkruar një kontratë me PSG deri në qershor të vitit 2022 dhe, duke qenë i ri në moshë, ai ka ende shumë sezone përpara si trajner.

Ata që e njohin thotë se dëshira e tij, e cila nuk u përmbush si lojtar, është që një ditë të ulet në stol në Real Madridit.

Sidoqoftë, trajnimi i Lionel Messi është një ambicie tjetër e madhe, por që gjithashtu mund të përmbushet si trajner i kombëtares argjentinase apo edhe në PSG sezonin e ardhshëm.

Tani për tani, Pochettino vazhdon të jetë një rival i Barcelonës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Ndërkombëtare
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Ndërkombëtare
Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

La Liga
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

Superliga
Kalo në kategori