Denis Zakaria mund të largohet këtë verë nga Borussia Moenchegladbach pas një sezoni fantastik.

Mesfushori zviceran ka shkëlqyer në Bundesliga dhe falë paraqitjeve të mira ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha evropiane.


Arsenal, Liverpool dhe Chelsea prej kohësh janë në ndjekje të tij, por së fundmi ka tjera skuadra të interesuara.

8VQpST5SqWf9AXg0BTeWJV

Dy gjigantët spanjoll, Barcelona dhe Atletico Madrid gjithashtu kanë shprehur interesim për transferimin e zviceranit.

24-vjeçari njihet për lojën e mirë në defensivë gjë që ka bërë skuadrat e lartpërmendura të kthejnë sytë ka ai.

https   thetopflight.com wp content uploads getty images 2018 08 1233192022

Edhe dy gjigantët gjerman, Borussia Dortmund dhe Bayern Munich kanë shprehur interesim për lojtarin, por dëshira e tij është të luaj në një kampionat tjetër jo në Bundesliga.

Gladbachy pritet ta lejoj largimin e yllit të skuadrës, por për ta bërë një gjë të tillë kërkon mbi 35 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app