Barcelona ka bërë një ofertë prej rreth katër milionë euro plus shtesa për talentin suedez Lucas Bergvall, raporton Matteo Moretto i Relevo .

Bergvall është një mesfushor qendror 17-vjeçar që luan për skuadrën suedeze Djurgarden. Ai është kryesisht një playmaker që preferon të ketë një rol të lirë në fushë.


Atributet e spikatura të Bergvall janë si:

- aftësia fizike; - prekja e parë; - aftësi teknike dhe lëvizja me top; - lëvizjet pa top;

- vizioni; - rezistencë ndaj presionit.

Nëse transferohet, Bergvall ka shumë të ngjarë t'i bashkohet Barca Atletic me një potencial për të fituar promovim në skuadrën e parë. /Telegrafi/

telegrafi sport app