LAJMI I FUNDIT:

Barcelona afër mbrojtësit uruguaian

Barcelona afër mbrojtësit uruguaian

Barcelona janë afër përmbushjes së çmimit të kërkuar nga Las Palmas për mbrojtësin e saj, Mauricio Lemos.

Pas ofertës së parë prej 8 milionë euro, gjiganti katalunas ka vendosur ta ngrit ofertën e tij në 12 milionë plus bonuse, vetëm për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të talentuar 20-vjecar, Mauricio Lemos.

Sipas të përditshmes spanjolle AS, Las Palmas janë më shumë të interesuar të marrin më shumë se 12 milionë euro, të gjitha në kesh.


Barcelona janë në nevojë për të mbuluar fazën mbrojtëse pas largimeve nga klubi të Dani Alves dhe Marc Bartra, ndërsa Javier Mascherano ka qenë gjithashtu i lidhur me një largim.

Megjithatë, objektivi kryesor i skuadrës nga Camp Nou është mbrojtësi spanjoll, Aymeric Laporte. /Telegrafi/