Barça fiton lehtësisht ndaj Levantas fal het-trikut të Messit

Ashtu si ndaj Espanyolit, Barcelona ka vazhduar me fitore prej 5-0 në La Liga këtë herë ndaj Levantes.
Në përjashtim të fillimit të ndeshjes, Barça ishte dukshëm më e mirë dhe kjo fitore ishte e merituar.
Rastin e parë për gol e kishin vendasit me anë të Emmanuele Boateng në minutën e gjashtë.
Për golin e parë u nevojit të pritej 35-të minuta, Luis Suarez shënoi pas asistimit të bukur nga Lionel Messi.
Pas kësaj ishte koha që Leo të shënoj, së pari në minutën e 43-të pas asistimit nga Sergio Busquets dhe me rezultatin 0-2 përfundoi pjesa e parë.
E dyta filloi me golin e Messit, argjentinasi shënoi në minutën e 47-të i asistuar nga Jordi Alba, ndërsa het-trikun e kompletoi në minutën e 60-të. Në fund shënoi edhe Gerard Pique (88') pas asistimit nga Messi.
Me këtë rast pesë herë fituesi i topit të artë bëhet lojtari i parë që shënon 50 gola në të gjitha garat në vitin 2018.
Barcelona renditet në vendin e parë me 34 pikë, kurse Levante e Enis Bardhit në vendin e tetë me 22 pikë.
Ndeshja e ardhshme e skuadrës katalunase është kundër Celta Vigos, kurse 'Lakuriqët' udhëtojnë te Rayo Vallecano. /Telegrafi/

















































