LAJMI I FUNDIT:

Barca bind në fitoren ndaj Eibarit, Messi arrin shifrën prej 400 golash në La Liga

Barca bind në fitoren ndaj Eibarit, Messi arrin shifrën prej 400 golash në La Liga
Lionel Messi, Barcelona, Eibar (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Barcelona ka arritur fitore bindëse prej 3-0 kundër Eibarit në Camp Nou, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në La Liga.

Pas 19 minutash lojë, Luis Suarez e zhbllokoi rezultatin falë kombinimit me Philippe Coutinhon, ndërkohë që goditja finale e uruguaianit ishte mjeshtërore.

Dygolësh nga Luis Suarez (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Gjatë pjesës së parë, Sergio Enrich e pati një shans të mirë për mysafirët, mirëpo nuk e konkretizoi dhe skuadrat shkuan në pushim me epërsinë e Blaugranëve.


Në fraksionin e dytë shënoi lojtari më i mirë i katalunasve, Lionel Messi (53′). Argjentinasi pranoi një top nga Suarez dhe e shënoi golin e tij të 400-të në kampionatin spanjoll, duke u bërë njëherësh i vetmi lojtar që arrin këtë numër golash në La Liga.

Në vazhdim, pas një rasti të pakonkretizuar, Luis Suarez u gjet sërish në shans dhe kësaj radhe u tregua i saktë (59′), për të dytën herë në këtë ndeshje.

Me këtë fitore, Barcelona vazhdon kryesimin në La Liga me 43 pikë, pesë më shumë se përcjellësi më i afërt, Atletico Madrid.

Leo Messi me 400 gola në La Liga (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Eibari ka grumbulluar 22 pikë në këto 19 javë dhe qëndron tri pikë larg zonës së rrezikut.

Leganes është kundërshtari i ardhshëm i Blaugranëve, derisa Eibari është nikoqir i Espanyolit. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x70l0q0

https://www.youtube.com/watch?v=9YzUYO-Azuc

https://www.dailymotion.com/video/x70l1yk