Emisioni “Barber Shok” ka prezantuar episodin e fundit për këtë sezon.

Programi i shumë shikuar i RTV Dukagjini, ka pasur si të ftuar speciale në episodin e fundit aktoren Arta Selimi.


Moderatori Fis Juniku është ndjerë tejet komod me të ftuarën, e cila njëherësh ka qenë edhe bashkë-banore e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

arta selimi2

Dyshja kanë diskutuar mbi jetën personale dhe profesionale të aktores preshevase, e cila është lindur dhe rritur në Prishtinë.

“Barber Shok” edhe për këtë sezon solli shumë të ftuar specialë VIP, kryesisht mysafirë nga skena e hip-hopit. /Telegrafi/