LAJMI I FUNDIT:

Barack Obama i përfshirë në filmin e Netflix, “Leave The World Behind”

Barack Obama i përfshirë në filmin e Netflix, “Leave The World Behind”

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka bërë disa shënime për skenarin e filmit të ardhshëm të Netflix, “Leave The World Behind”.

Bazuar në romanin e vitit 2020 të Rumaan Alam me të njëjtin emër, ky film ndjek Clay dhe Amanda Sandford, një çift që nisin një pushim të gjatë në ishull pak para se një apokalips misterioz të shfaqet.

Kasti përfshin fituesit e çmimit “Oscar”, Ethan Hawke dhe Julia Roberts, respektivisht si Clay dhe Amanda, dhe atyre u bashkohen aktorë të tjerë të talentuar si Mahershala Ali, Kevin Bacon, Myha’la Herrold dhe Charlie Evans.


Barack Obama

Duke folur për Vanity Fair përpara premierës së “Leave The World Behind”, shkrimtari, producenti dhe regjisori Sam Esmail zbulon se Obama ishte shumë i dobishëm në zhvillimin e skenarit të këtij projekti.

Të gjitha lajmet nga Barack Obama
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Barack Obama

Ai shpjegon se duke qenë se ish-presidenti ishte një nga ekspertët më të sprovuar në menaxhimin e krizave, ai ishte “në gjendje të më argumentonte pak se si mund të shpalosen gjërat në realitet”.

“Leave the World Behind”

46-vjeçari shton gjithashtu se Obama është një admirues i madh i filmit dhe ai dëshironte që të dilte mirë.

“Në draftet origjinale të skenarit, unë patjetër i shtyva gjërat shumë më larg se sa ishin në film dhe Presidenti Obama, duke pasur përvojën që ai ka, ishte në gjendje të më drejtonte pak se si mund të shpalosen gjërat në realitet. Unë po shkruaj atë që mendoj se është trillim, në pjesën më të madhe, po përpiqem ta mbaj sa më të vërtetë në jetë, por po e ekzagjeroj dhe po dramatizoj”, tha Esmail.

“Leave the World Behind”

“Ai kishte shumë shënime për personazhet dhe ndjeshmërinë që do të kishim për ta. Më duhet të them se ai është një adhurues i madh i filmave dhe nuk po jepte vetëm shënime për gjërat që ishin nga prejardhja e tij. Ai jepte shënime si adhurues i librit dhe donte të shihte një film vërtet të mirë”, vazhdon tutje ai.

“Leave the World Behind” pritet të ketë premierën më 25 tetor 2023. /Telegrafi/

“Leave the World Behind”

Në trend Magazina

Më shumë
Agravon situata - Gjesti i thyen vezë në kokë Olës dhe Vserlos

Agravon situata - Gjesti i thyen vezë në kokë Olës dhe Vserlos

Magazina
Gjesti flet për 24 orëshin që qëndroi jashtë Big Brother: Kur dola edhe në tualet shikoja mos ka kamera

Gjesti flet për 24 orëshin që qëndroi jashtë Big Brother: Kur dola edhe në tualet shikoja mos ka kamera

Magazina
Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

Magazina
Rita Ora shfaqet tejet tërheqëse në modelimin e rrobave të reja për brendin

Rita Ora shfaqet tejet tërheqëse në modelimin e rrobave të reja për brendin "Primark"

Magazina
“Shtrëngoje pak”, moment intim mes Aldos dhe Rizartës?

“Shtrëngoje pak”, moment intim mes Aldos dhe Rizartës?

Magazina
Vajza transgjinore e Elon Musk: Gjinia ime ishte e paguar, ai donte një djalë

Vajza transgjinore e Elon Musk: Gjinia ime ishte e paguar, ai donte një djalë

Magazina
Kalo në kategori