Një përvojë të hidhur me ushtrinë ruse e kanë pasur edhe disa shqiptarë të Kosovës në vitin 1999.
Pas përfundimit të luftës në Kosovë, një kontingjent i ushtrisë ruse kishte depërtuar në Kosovë.
Shumica në atë kohë u vendosën në Aeroportin e Prishtinës, por ushtarë rus kishte edhe në fshatin Vrellë të Lipjanit.
Haki Shala ishte një ndër banorët që ishte zënë rob nga serbët. Ai tregon momentin kur rusët erdhën në Kosovë.
“Pak para orës 11:00 rusët kanë ardhur në aeroportin e Prishtinës i cili nuk është larg nga fshati ynë. Unë nuk e kam ditur që në Kosovë kishte ardhur ushtria ruse, por ushtria serbe që ishte e vendosur në garazhdën time kanë dalë e kanë festua me armë. Ka pasur të shtëna sikurse të ishte ndezur lufta nga e para. Nuk është ditur nga po kërcet”.
Shala thonë se rusët bënë dëme të shumta në fshat.
“Një natë derisa vëllezërit e mi po vinin në fshat, rusët i kanë ndalur në pikën ku kanë qenë të vendosur dhe i kanë maltretuar. Vëllain e vogël e kishin maltretuar më tepër duke ia bërë “pleh” këmbët…Rusët kanë ardhur të plaçkitnin një dyqan ushqimorë. Për fat të mirë kanë rezistuar të gjithë banorët dhe janë përleshur me rusët”, tregon Shala.
Ndërsa banori tjetër i këtij fshati thotë se ushtria ruse ishte ndër më të padisiplinuarat që kishte parë.
“Në tri katër raste unë e di që rusët janë kacafytur me popullatën pasi kanë qenë të dehur. Ushqimin e kanë pasur shumë të dobët. Rusët çka kanë gjetur nga ish armata Jugosllave, shembull armatim ose diçka tjetër kanë qenë në gjendje ta shesin të tërin”.
Tani kur Rusia ka filluar një agresion në Ukrainë këta banorë po i përcjellin me vëmendje këto zhvillime./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë