Banorët e Kallnikut kërkojnë lokacion tjetër për qendrën për fëmijët me nevoja të veçanta

Ndërtimi i një qendre për fëmijët me nevoja të veçanta në fshatin Kallnik të Komunës së Bogovinës, ka shkaktuar pakënaqësi në mesin e banorëve të këtij vendbanimi. Ata thonë se lokacioni ku duhet të ndërtohet objekti është i papërshtatshëm.
I takuam në mes të fshatit. Pikërisht pranë vendin ku duhet të ndërtohet qendra ditore për fëmijë me nevoja të veçanta. Banorët e fshatit Kallnik të Bogovinës, janë kundër që kjo qendër të ndërtohet në lokacionin e paraparë, por jo edhe kundër që kjo qendër të ndërtohet në një lokacion tjetër në fshatin e tyre.
“Nuk është vend i përshtatshëm thotë banori iketij fshatit për KlanMNuk jemi kundër atyre fëmijëve. Jemi fshat shumë social dhe human. Ne duam tu ndihmojmë atyre fëmijëve. Ne në familjet tona kemi asi fëmijë, por nuk është vendi i përshtatshëm. Ne duam ta transmetojmë një mesazh tek populli jonë të cilët i shohim nëpër portale që mendojmë se ne jemi kundër atyre fëmijëve. Ne kemi fëmijë të asaj kategorie! Ne jemi për ato fëmijë, mirëpo jo të luhet, të bëhet politike në kurriz të atyre fëmijëve.
Ne jemi të gatshëm të japim nga buxheti jonë, për tu ndërtuar ai objekt. Deri në 150 000 euro nga fshati jonë do të ndihmojmë që të bëhet ai objekt, por në lokacion tjetër” tha Nezir Sherifi, banor i fshatit.
Projekti i fituar nga Ministria e punës dhe politikës sociale, kap vlerën e 22 milion denarëve. Është në fazë përfundimtare, pasi që është zgjedhur edhe operatori që duhet ta ndërtojë. Por sipas gjitha gjasave, kjo nuk do të ndodhë. Kryetari i Komunës së Bogovinës, ka tentuar që të gjejë gjuhë të përbashkët me banorët, por nuk ia ka dalë transmeton KlanM.E nuk mundi ta bindë as pushtetin ekzekutiv për aneksimin e marrëveshjes dhe ndryshimin e lokacionit. Në këtë situatë, atij i mbeti vetëm një zgjidhje.
“Ne nga Ministria për punë dhe politikë sociale, kemi kërkuar që të dislokohet objekti, mirëpo ato nuk na mundësojnë këtë. Prandaj, ky projekt, në atë vend nuk mund të ndërtohet për shkak se banorët e fshatit Kallnik, nuk pajtohen që të ndërtohet aty” tha Besnik Emshiu, kryetar i komunës së Bogovinës. /Klan Maqedoni/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Vizita e shefit të NATO-s si rikonfirmim për praninë e forcave evropiane në Kosovë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa