Kombëtarja e Kosovës është mposhtur me rezultat 1-0 në shtëpi nga Turqia në finalen e playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës, duke humbur kështu një mundësi historike për të siguruar pjesëmarrjen në turneun më të madh futbollistik.

“Dardanët” zhvilluan një paraqitje dinjitoze, duke dominuar në pjesë të mëdha të ndeshjes dhe duke treguar organizim të mirë në fushë.


Ata kufizuan ndjeshëm rastet e kundërshtarit, megjithatë, një moment i vetëm rezultoi vendimtar dhe i dha fitoren mysafirëve.

Foto: Instagram

Interesimi për këtë përballje ishte jashtëzakonisht i madh në gjithë trojet shqiptare.

Me këtë rast ishte shtyrë edhe spektakli i së martës i Big Brother VIP Albania 5, për të kaluar të mërkurën.

Foto: Instagram

Banorët patën mundësi që të ndjekin live ndeshjen nga shtëpia e famshme.

Ata e përjetuan ndeshjen me emocione të forta dhe, pas përfundimit, u panë të zhgënjyer nga rezultati, por njëkohësisht shprehën krenari për angazhimin dhe paraqitjen e Kombëtares së Kosovës. /Telegrafi/