Bankat e Maqedonisë mund të rrisin normën e interesit, BPM pret që inflacioni të ulet në vitin e ardhshëm

Bankat në Maqedoninë e Veriut nuk e përjashtojnë mundësinë e rritjes së normës së interesit që vlerësohet të jetë një nga masat kryesore për përballje me inflacionin që ka arritur në 16.8 përqind.
Nga banka nuk sqarojnë se kur dhe sa mund të jetë rritja që do të ishte e dyta gjatë këtij viti, që mund të sjellë edhe rritjen e kamatave të kredive.
Në muajin mars normat bazë të interesin u rritën nga 1.25 në 3 përqind.
Sipas qytetarëve të anketuar nga Radio Evropa e Lirë, rritja e normës së interesit dhe e kamatave do të çojë në rritjen e kostos së jetesës, përkatësisht në rritjen e çmimeve.
“Nëse bankat i rrisin kamatat sigurisht se qytetarët këtë do ta ndiejnë në shpinën e tyre pasi kjo do të ndikojë në uljen e buxhetit të tyre familjar”, thotë Ajdin Musliu, i punësuar në sektorin privat.
“Jeta është bërë shumë e shtrenjtë, do të bëhet edhe më keq, andaj jemi të detyruar të kursejmë, kemi hequr dorë edhe nga udhëtimet për shkak të shtrenjtimit të naftës”, shprehet Stojan Acovski, pensionist.
“Rritja e kamatave do të ndikojë edhe në rritjen e inflacionit. Me siguri se kjo do të ndodhë dhe nuk është një gjë e mirë”, thotë Naser Bakiu, tregtar.
“Kursejmë në gjithçka që të mund të mbulojmë shpenzimet për ushqim dhe detyrimet tjera, përfshirë edhe kamatat. Kursejmë për ushqim, për veshmbathje, kursejmë edhe energjinë, kursejmë gjithçka që mundemi”, thotë Vesna Georgieva, shitëse.
Sipas të dhënave të Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut, qytetarët dhe kompanitë mbajnë në banka rreth 7.5 miliardë euro. Nga ana tjetër, kreditë kapin vlerën e 6.6 miliardë eurove. Vetëm qytetarët kanë gati 1.2 miliard euro borxh për kredi për banesa dhe gati 1.8 miliard euro për kredi për konsum të përditshëm.
Ekspertët, ndërkohë, kërkojnë rritjen e normave të interesit që të mund të luftohet inflacioni, pasi në të kundërtën, humbjet e qytetarëve, sipas profesorit Trajko Sllavevski, do të jenë të konsiderueshme.
“Normat kryesore të interesit duhet të jenë dyshifrore për ta mundur inflacionin. Me norma të larta inflacioni dhe norma të ulëta interesi, kursimtarët po humbasin para, sepse vlera e tyre ulet me 17 përqind në vit, dhe ata marrin një normë interesi më pak se 1 përqind në vit. Ai thotë se goditja e ekonomisë nga normat e larta të interesit, është çmimi që duhet paguar në ekonomi”, vlerëson Sllavevski.
“Mbajtja e një norme të lartë inflacioni nuk i sjell dobi biznesit. Në kushtet e inflacionit, planifikimi është pothuajse i pamundur”, thotë ai.
Por, nga Banka Popullore thonë se shumica e kredive ekzistuese kanë norma të ndryshueshme të interesit, kështu që nëse rriten shumë normat e interesit, qytetarët nuk do të mund t’i paguajnë kreditë, gjë që do të rrezikonte stabilitetin financiar.
Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut pret një ulje të inflacionit vitin e ardhshëm.
Në raportin e fundit, Banka Botërore paralajmëroi se ekonomia e Maqedonisë së Veriut mund të hyjë në stagflacion, përkatësisht të ketë rritje të ngadaltë, e ndjekur nga norma të larta të inflacionit. /Rel
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Limani: Komuna e Gostivarit ka filluar me realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët