Shumë institucione dhe kompani në mbarë botën, duke përfshirë aeroportet, bankat, spitalet dhe shtëpitë e medias, kanë raportuar dështime teknike që u kanë shkaktuar atyre vështirësi.

Probleme të theksuara u regjistruan në aeroportet e Australisë, Gjermanisë, Holandës dhe Spanjës.


Fluturime të shumta janë vonuar dhe pasagjerët këshillohen të kontaktojnë kompanitë e tyre ajrore dhe të ndjekin informacionet më të fundit.

Sky News u rrëzua në Britani të Madhe dhe një numër linjash ajrore dhe aeroportesh evropiane raportuan gjithashtu probleme.

Linjat ajrore kryesore amerikane - Delta, United dhe American Airlines - kanë pezulluar fluturimet e tyre nëpër botë. /Telegrafi/

lcimg ac5fccab 344f 4fb7 81ff e70f91ed07b5

lcimg 7bab2818 ce0e 4b8e ba8d ca2fc25c14f2

lcimg a6e63ef2 19ea 4106 a656 fded5aff23c7